Ish-prezantuesi i BBC vdes në moshën 66-vjeçare! Bill Turnbull drejtoi për 15 vite programin e mëngjesit

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe prezantuesi i njohur britanik Bill Turnbull ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur sot familja e tij, ndërsa të afërmit e ish -prezantuesit të ‘BBC Breakfast’ thanë se zoti Turnbull vdiq në shtëpinë e tij në Suffolk pas një beteje të vështirë me kancerin e prostatës. Me këtë sëmundje ai u diagnostikua në fund të vitit 2017.

Lajmi i hidhur u njoftua drejtpërdrejt nga ish-kolegët Naga Manchetti dhe Charlie Stite gjatë emisionit të sotëm të mëngjesit në BBC.

Turnbull, i cili prezantoi programin e lajmeve të mëngjesit të BBC nga 2001 deri në 2016, zbuloi diagnozën dhe foli për betejën e tij me sëmundjen në një dokumentar të Channel 4 të quajtur Staying Alive.

Zjarr Tv Ad