Ish shefi i Interpol pranon fajin për korrupsion

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kina ka deklaruar se ish-shefi i Interpolit, Meng Hongwei ka pranuar në gjyq fajin për marrjen e ryshfeteve me vlerë më shumë se 2 milion dollarë.

Media shtetërore tha se gjykata në Tianjin do japë vendimin në një datë të mëvonshme.

Meng, i cili ishte kreu i parë kinez i Interpolit, u zhduk gjatë një udhëtimi në Kinë nga Franca shtatorin e kaluar.

Partia Komuniste më vonë konfirmoi se ai ishte arrestuar me akuzat për korrupsion.

Gruaja e Meng, e cila jeton në Francë, tha se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Në maj, asaj iu dha azil politik në Francë, me frikën se atë dhe fëmijët e saj mund ti rrëmbenin.

65-vjeçari, i cili jetonte në Francë, dha dorëheqjen si president i Interpolit pasi u arrestua nga autoritetet kineze.

Zhdukja e Meng në shtator nxiti shqetësime ndërkombëtare.

Në tetor, autoritetet kineze thanë se si ishte po hetohej lidhur me marrjen e ryshfeteve.

Ai gjithashtu është përjashtuar nga partia dhe është hequr nga të gjitha pozicionet qeveritare, sipas Komisionit Qendror të Inspektimit Disiplinor (CCDI).

 

Zjarr Tv Ad