Ish-shefi i policisë ngre pikëpyetje mbi fatin e Ervis Martinajt: Dy muaj para se të zhdukej kërkoi të takonte një kirurg plastik

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Dy muaj para zhdukjes, Ervis Martinaj ka kontaktuar një nga kirurgët më të mirë plastikë në vendin tonë”. Kështu ka deklaruar ish-shefi i policisë Dritan Zagani duke ngritur një tjetër pikëpyetje mbi fatin e të shumëkërkuarit.

Duke folur në “Shqipëria Live”, Zagani tha se dy muaj para se të zhdukej Ervis Martinaj ka dërguar njerëz në Itali për të kontaktuar me një nga kirurgët më të mirë plastikë.

“Pak muaj para se të zhdukej ky person nëpërmjet lidhjeve të tij ka kërkuar të takoj një nga kirurgët plastik më të mirët në Itali.

Ka dërguar njerëz që ta sjellin në Shqipëri dhe ky kirurgu është shqiptar. Hetuesit a e kanë shqyrtuar ndonjëherë këtë mundësi? Thuajse dy muaj para se të zhdukej Ervis Martinaj ka ndodhur kjo gjë”, thotë Zagani.

Ervis Martinaj është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij që prej muajit gusht ndërkohë që ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.

Zjarr Tv Ad