Ish-studentja e Dhjetorit dhe anëtarja e Kryesisë së PD kujton eksodin e shqiptarëve: Më 7 korrik të rikthejmë forcën e protestës kundër regjimit

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-studentja e Dhjetorit dhe anëtarja e Kryesisë Mimoza Hajdarmataj ka përkujtuar 2 korrikun e vitit 1990, eksodin e madh të shqiptarëve, të cilët u dyndën në ambasadat e vendeve perëndimore.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Hajradarmataj thekson se 2 korriku mbetet një datë simbol, pasi me atë akt, shqiptarët i dhanë një goditje të rëndësishme politike regjimit në fuqi dhe nisën vetë përmbysjen e diktaturës komuniste.

Mes të tjerash, teksa ka zbuluar edhe disa prej pankartave që do të përdoren ne protestën e 7 korrikut, ish-deputetja demokrate bën thirrje që qytetarët t’i bashkohen tubimit që do të mbahet në Tiranë.

MESAZHI I HAJDARMATAJT

32 vjet nga eksodi shpërthyes i shqiptarëve drejt Perëndimit, pas gjysmë shekulli robërie.Ajo që ndodhi në 2 korrik 1990, kur shqiptarët u dyndën në ambasadat e huaja, kishte të bënte me kundërveprimin e njerëzve më të guximshëm që i paraprinë ndryshimit të madh.

2 korriku mbetet një datë simbol, pasi me atë akt, shqiptarët i dhanë një goditje të rëndësishme politike regjimit në fuqi dhe nisën vetë përmbysjen e diktaturës komuniste. SOT ata janë edhe të varfër, edhe të lodhur, edhe të vjedhur. SOT nuk ka më eksod masiv…

Zjarr Tv Ad