Ish sulmuesi i Interit akuzon Ronaldo: U largua për t’iu shmangur anti-dopingut

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Antonio Cassano ka menduar t’i hedh benzinë zjarrit të ndezur mes Cristiano Ronaldos dhe Maurizio Sarrit.

Portugezi luajti vetëm për 55 minuta në fitoren 1-0 ndaj Milanit, duke i lënë më pas vendin Paulo Dybala, autor i golit të vetëm në këtë takim. Në opinionin e tij, ish sulmuesi i Milanit dhe Interit ka sulmuar Ronaldon, duke shtuar se ai u largua drejt dhomave të zhveshjeve për t’iu shmangur testeve anti-doping.

“Nëse është siç thuhet, pra që Ronaldo është larguar menjëherë drejt shtëpisë, është diçka e ndërlikuar. Më ndodhi mua 12 vite më parë në derbin kryeqytetas, Roma-Lazio. Capello më zëvendësoi dhe unë u largova menjëherë, duke shkuar në shtëpi. Më është dashur të kthehem  sepse nëse se bëja do të pezullohesha për dy vite. Pasi erdha në stadium, kryeva testet e anti-dopingut, diçka që Ronaldo e ka refuzuar dhe mund të ketë masa për të,” u shpreh Cassano.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte protagonist negativ në fitoren e Juventusit. Pasi i la vendin Dybala, Ronaldo “shpërfilli” trajnerin, Maurizio Sarri, duke iu drejtuar dhomave të zhveshjeve dhe më pas shtëpisë.

Zjarr Tv Ad