Pas vendimit përfundimtar të KAS-it, për të lënë në fuqi dënimin me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë për Skënderbeun, të marrë nga UEFA më herët, kanë ardhur edhe reagimet nga opinioni sportiv shqiptar.
Është ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Roland Luçi, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook”, shkruan se edhe në Shqipëri, FSHF nuk duhet të justifikohet më, dhe duhet t’i heqë edhe titujt e mëparshëm në kampionat, prej ndeshjeve që UEFA ka cilësuar si të fiksuara në dosjen ndaj korçarëve.
POSTIMI I ROLAND LUÇIT:
FSHF mbas vendimit te CAS qe perjashton juridikisht çdo interpretim tjeter, nuk mund te justifikohet me: KF Skenderbeu duhet ti hiqet titulli i fundit kampion, bile nqs ka ndeshje qe CAS i konsideroi te manipuluara edhe shtrihen ne kampionate te meparshme, edhe ata tituj duhet ti hiqen.
Duhet konseguence qe te pakten te justifikohet zvarritja e deritanishme ne vetvehte e pajustifikueshme.
Ndersa ligjet e tregut do te bejne te veten dhe do i rezervojne Skenderbeut vendin qe i takon ne futbollin shqiptar dhe ashtu te neperkembur nga kalvari i semundjeve qe e kane mberthyer.