Ish-tenistja serbe publikon video me këngën e Dua Lipës, çmenden komentuesit serbë: Ti e shite shpirtin tënd

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-tenistja serbe, Ana Ivanoviq, ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ajo tregonte stilin e saj të veshjes. E gjithë videoja shoqërohej me këngën “Levitating” të këngëtares nga Kosova, Dua Lipa.

Ajo hasi në komente dhe provokime të shumta negative nga ndjekësit e saj serbë, të cilëve nuk u pëlqeu përzgjedhja e këngës së Dua Lipës, transmeton Gazeta Express.

Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe? Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe? Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”. Këto ishin disa nga komentet në postimin e Ana Ivanoviqit, shkruajnë mediat serbe.  Ana ende nuk u është përgjigjur këtyre reagimeve.

Zjarr Tv Ad