Ish-universiteti privat do bëhet spital COVID-19, Rama: Sfida jonë ta kthejmë brenda 30 ditësh

0
319

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministjra e Shëndetësisë panë sot nga afër ambientet një ish-universiteti privat në Tiranë që do të kthehet në një spital COVID-19 në vend.

Sic deklaroi kryeministri godina do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit.

Rama tha se sfidë për qeverinë mbetet kthimi në spital për një afat prej 30 ditësh.

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiuliu dha detaje se si do të funksionojë dhe lehtësirat që ajo do të ofrojë ky spital.

“Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit. Në Kushte që mund të adaptohet shpejt, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka vendin e parkimit. dhe në një fazë të dytë zhvillimi mund të shërbejë si një strukturë spitalore, por që mund t’i shërbejnë universitetin. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë. Brenda një afati 20 ditor neve do të fillojmë punën, ky është skenari i katër se tashmë i kemi kapacitet aktualisht”, shtoi Manastirliu.