Ish-ylli i Juventusit rrezikon burgun

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares franceze, Patrice Evra mund të përfundojë pas hekurave të burgut. Ky është lajmi i bujshëm i prestigjozes britanike, “The Sun” e cila shkruan se Evra rrezikon burgun pasi akuzohet se ka shkelur të drejtat e njeriut.

Sipas “Sun” Evra është dëgjuar të thotë fjalën “pede” pas eliminimit të skuadrës së PSG-së nga UEFA Champions League nga Manchester United. Një fjalë që ka marrë konotacione si anti-homoseksuale dhe grupi i të drejtave të njeriut, “Rouge Direct” ka nisur tashmë procedime ligjoret ndaj Evras.

“Ne nuk mund të pranojmë që fyerjet nga një ish-kapiten i Francës të kalojnë. Ai ka shumë njerëz që e dëgjojnë, veçanërisht tek të rinjtë. Sanksionet dhe dënimet shembullore duhet t’u jepen atyre që mendojnë se mund të fyejnë njerëzit për shkak të seksualitetit të tyre.

“Kjo është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj. Nëse Evra nuk e kupton se sa serioze kanë qenë fjalët e tij, ne duam që një gjyqtar t’ia kujtojë atë “.- tha Julien Pontes, zëdhënës i “Rouge Direct”.

Gazeta shkruan se 37 vjeçari mund të dënohet më një vit burg si dhe një gjobë prej 40.000 euro nëse ai shpallet fajtor për fjalë homofobike.

 

Zjarr Tv Ad