Ish-zëdhënësja e Ramës në krye të AMA-s/ Këlliçi: Kryeministri do të mbyllë çdo kritikë në vend!

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i zgjedhur i PD-së Belind Këlliçi, përmes një postimi në “Facebook” ka komentuar zgjedhjen e ish-zëdhënëses së Ramës, Armela Krasniqi në krye të AMA-s.

Këlliçi thekson se kryeministri do që të mbyllë çdo kritikë në vend, prandaj ka nevojë që të “kapë median”.

Postimi i deputetit të PD-së Belind Këlliçi:

Përkundër sugjerimeve të delegacionit të BE, Edi Rama nxitoi të emëronte ish-zëdhënësen e tij në krye të AMA-s, autoritetet përgjegjëse edhe për paketën e shumëfolur “anti-shpifje”, me të cilën Rama kërkon të mbyllë çdo gojë kritike në vend.

Ky është një uzurpim i hapur politik i institucioneve të pavarura. Shpërfillja e kryeministrit Rama ndaj BE e largon Shqipërinë nga standardet e vendeve anëtare dhe rrezikon hapjen e negociatave.

Liria e medias është garanci për demokratizimin e shtetit.

Pushtetet duhet të jenë të ndara! Vendosja e vartësve politikë në krye të institucioneve të pavarura dëmton interesat e Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad