Ish-zëvendës ministri i Arsimit: Doktoratura e Kodhelit, plagjiaturë

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për këtë ai publikon dhe dokumente, ku shkruan:

Mirëmëngjesi me Mimi Kodheli- Doktoraturë Plagjiaturë! Merrni gomën z. Kryeministër dhe fshini plagjiaturat!

Vladimir Kola, Universiteti Sapienza zbulon plagjiaturën!

Plagjiatura e Tezës së Doktoratës së zonjës Mimi Kodheli, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhori Kule (në atë kohe Rektor), pranë fakultetit te Ekonomisë, “Universiteti i Tiranes”, me titull “Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”, e vitit 2015.

Tezën e plotë e gjeni në internet në ketë adresë: http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Mimi-Kod…

Pas shumë ore kërkimi ne internet, kam zbuluar se zonja Mimi Kodheli ka kopjuar disa paragrafë te Tezës së saj te Doktoratës, pa cituar autorin origjinal, domethënë i ka paraqitur paragrafët ne fjalë, sikur t’i kishte shkruar vetë ajo.

Me ketë rast përfitoj të falënderoj zotin Taulant Muka, i cili ishte i pari që e vuri në dukje problemin e plagjiaturës në Shqipëri dhe na nxiti edhe ne të tjerëve që të kërkojmë në internet për ketë çështje.

Me sa kam arritur të zbuloj unë, zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit “From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrispondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht.

Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli “Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?”, me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013,

Gjithashtu, ka kopjime edhe nga artikulli:

“Inflation Targeting: Holding the Line”, Sarwat Jahan.

Me poshtë po ju vë krahasimin e detajuar:

“From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, Frederic S. Mishkin, January 2000 ((ky artikull është vendosur në listën e literaturës së konsultuar, por siç e thashë, zonja Kodheli ka kopjuar prej tij faqet që përmenda më parë, duke i paraqitur sikur t’i kishte shkruar vetë ajo)

 

Zjarr Tv Ad