Ish-zv ministri i Shëndetësisë dëshmon në SPAK për koncesionin e sterilizimit

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj ka dëshmuar sot në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Kjo është hera e dytë që Rjepaj dëshmon përpara hetuesve lidhur me koncesionin me vlerë 100 milionë dollarësh, ndërsa konsiderohet si një person kyç për këtë çështje të dyshuar korruptive.

Rjepaj ishte mbështetës i këtij koncesioni duke insistuar se ishte i nevojshëm pasi mos-sterilizimi i mjeteve kirurgjikale kishte sjellë rritjen e ndjeshme të infeksioneve. Një prej pikave që po hetohet është fryrja e dyshuar e kostove të koncesionit.

Lidhur me këtë çështje, më herët në SPAK ka dëshmuar edhe anëtari i Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu.

Prej tre vitesh koncesioni i sterilizimit të seteve kirurgjikale është nën hetim.

Zjarr Tv Ad