Ish-zv.ministrja e Arsimit: Si vidhen fondet në universitete

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj deklaroi se sipas disa raporteve, është faktuar se fondet në universitete keqmenaxhohen.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Malaj u shpreh se tarifat e studentëve janë rritur dhe nuk ka informacione nga Bordi i Administrativ, në lidhje me investimet në sistemin universitar.

“Menaxhimi i një universiteti është i organizuar nga dy qendra të rëndësishme. Qendra financiare që quhet Bordi Administrativ, ku brenda me kompetencën për të menaxhuar të ardhurat, që një pjesë i jep nëpërmjet projekteve ministria dhe pjesa tjetër fitohet nga të dytët e të tretët. Pjesa e dytë është rektorati dhe senati që bëjnë menaxhimin akademik.

Bordi i Administrimit bën administrimin e gjithë financave. Fatkeqësisht, raportet tregojnë që ne nuk kemi mirëmenaxhim të këtyre fondeve. Ne e dimë shumë mirë që pagesa, studentëve nuk u është ulur, tarifat janë shtuar. Investimet nuk dihen se ku janë bërë. Pedagogët janë dy herë të përdorur, nuk marrin atë që i motivojnë dhe nuk kanë transparencë reale”, theksoi Malaj.

Sindikatat kërkojnë përmes protestave dhe presionit për bojkot, që pagat e pedagogëve të rriten 30% në këto momente.

Por, qeveria në përgjigjen e parë që ka dhënë ka dalë me vendimin për t’i rritur 7%, duke dhënë sinjale për një rivlerësim në vitin 2023.

Zjarr Tv Ad