Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka reaguar për protestën e djeshme të zhvilluar në selinë e PD-së. Në një postim në facebook, Beqiraj ngre shqetësimin duke thënë se a mund të mbrohen institucionet publike me gaz lotsjellës kundër protestuesve.
Ajo kujton protestën para Kryeministrisë në kohën kur Sandër Lleshaj ishte ministër i Brendshëm, i cili përdori gaz lotsjellës ndaj qytetarëve ndërsa thekson se asokohe kreu i PD-së Lulzim Basha “e masakroi” Lleshajn dhe Ramën për përdorimin e gazit, por sot i përdori vetë kundër demokratëve.
Postimi i plotë i Irena Beqirajt:
Gazi Lotsjellës i pamundëson Bashës opozitën kundër Ramës .
Kur ish- kolegu im, ish ministër I Brendshëm përdori gaz lotsjellës edhe ujë për të shpërndarë protestuesit e Bashës para Kryeministrisë , të cilët nuk ishin më pak të dhunshëm nga këto të sotmit , pamjet ishin trishtuese. Protestusit vunë zjarr tek dera e mbyllur me llamarina e KM. Debati ishte I zjarrtë …..a mund të mbrohen institucionet publike me gaz lotsjellës kundër protestuesve ? Basha edhe eksponentë të PD e” masakruan” Lleshin edhe Ramën për përdorimin e tij .
Por koha është tirani më I madh . Sic thotë populli ” mos pështy sipër se të bie në fytyrë “. Sot në fytyrën e Bashës kane rënë haptas gjithë ” PESHTYMA E QELBUR ” që dikur hidhte mbi Lleshin edhe Ramën. E pra Rama ka të drejtë të na ulërras në fytyrë që është vite drite mbi Bashën , I cili sot gazin edhe policinë e “Ramës” I përdori kundër demokratëve të TIJ.
Veprimi I sotëm përfundimisht e shpërbeu opozitën . Kush ishte arsyeja apo fajtori për një qytetar të thjeshtë nuk ka fare rëndësi . Rezultati I asaj që ndodhi sot ka rëndësi. Nga ky moment PD-ja e Bashës, nuk bën dot më opozitë kundër Ramës . Nga sot PD-ja e Bashës e vulosi të ardhmen e saj. Ajo nga sot është partia më e vogël opozitare moralisht edhe realisht .
Basha nga sot duhet të hesht , nuk mund të protestoj më kunder Ramës . Rama është maestroja, ndërsa Basha është thjesht zhgaravina e tij. Uroj që të jetë ky akt një “shkaterrim krijues”. Një opozitë e re duhet të ngrihet gërmadhash , nuk ka rëndësi emri , aq me pak selia.