Ish-zyrtari i PS mbështet hapur PD: Nuk ishte vendim i lehtë, por mendoj që Basha do i sjellë vendit normalitet…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ardit Kërtusha, është një nga dy ish-zyrtarët socialistë të qytetit të Durrësit, të cilët braktisën PS dhe dolën në mbështetje të hapur, të Partisë Demokratike. Gjatë një interviste Kërtusha shprehet se ky vendim, s’ka qenë aspak i lehtë.

Ai e quan atë një veprim patriotik, i cili u bë për të mirën e vendit dhe për të kontribuar sipas tij, në rrotacionin e pushtetit. Sipas Kërtushës, Vangjush Dako edhe pse jo publikisht, po punon për Partinë Socialiste. Shqetësuese për të riun, situata paraqitet edhe në degët e PS-së në Durrës, ku janë aktivizuar persona me të shkuar të errët.

Ish-kreu i FRESH, thotë se pas vendimit të tyre për të mbështetur PD, kanë nisur edhe presionet e lëvizjet në zonat që ata kanë influencë. Ish-zyrtari socialist shprehet i bindur, se një lider si Lulzim Basha, do i sjellë vendit normalitet, zhvillim e anëtarësim në BE.

Zjarr Tv Ad