Ish-zyrtarja e LSI-së del me mesazhin e fuqishëm: Nuk dua që të futet në burg Meta dhe Berisha…

0
603
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zyrtarja e LSI-së, Brisida Gjikondi, ka folur rreth shpalljes “non-grata” të Sali Berishës nga SHBA-ja. Ajo tha se Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka bërë të qartë vendimin e tyre që është i pakthyeshëm.

Aktivistja tha se dënimi më i madh për Berishën, Ilir Metën dhe të tjerë politikanë e gjyqtarë të korruptuar, do të ishte konfiskimi i pasurive, jo burgu.

Deklarata e Gjikondit:

 “Ilir Meta e ka shkruar vetë historinë e tij. Vendimin për veten, gjithçka çfarë po i ndodh i ka shkruar vetë në kompjuter. Por ndryshe nga shumë shqiptarë unë nuk pretendoj t’i shikoj Metën dhe Berishën pas hekurave, aq sa pretendoj të shikoj të konfiskuara pasuritë gjigante të Ilir Metës, që i ka brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe të Sali Berishës e familjes së tij dhe të politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve që tani shijonë të lirë, pasi gjoja disa kanë dhënë dorëheqje. Për mua dënimi më i madh do të ishte t’i shihja te kazanët e plehrave, aty ku kanë ndenjur shqiptarët, intelektualët shqiptarë, shqiptarët e ndershëm, ata të fshatrave e qyteteve, ata që kanë punuar ndershëm, të përfundojnë aty ku çuan Shqipërinë në këto 30 vjet.

Të përfundojnë te koshat e plehrave, ku të kërkojnë bukën. T’u merret gjithçka që i kanë marrë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për mua ky është ndëshkimi më i madh, nuk është burgu. T’u konfiskohet çdo lekë që kanë, në Londër, në Amerikë, në Shqipëri, kudo, sepse dihen, nuk është fare e vështirë të zbulohen ku janë pasuritë e klasës politike shqiptare, të klasës së gjyqësorit, prokurorëve, të mjekëve etj. Ndëshkimi i tyre të mos jetë burgu, por konfiskimi i pasurive që i kanë marrë Shqipërisë, duke i dhënë një shembull moral shqiptarëve, që ka shpresë. Jo t’i poshtërosh për së gjalli dhe t’i fusësh në burg, por t’u konfiskosh atë që ata kanë më të shtrenjtë. Ata janë qenie materiale, jo shpirtërore. Ai e pranon dhe burgun, vetëm pronat mos t’ia marrin. Unë dua që malli t’u hajë kokën këtyre. Kjo do të ishte për mua çuarja në vend e moralit tonë kombëtar dhe e ndëshkimit të tyre. Konfiskimi i pasurive të tyre”, tha ajo e ftuar në Dritare TV.

 

Zjarr Tv Ad