“Ishalla ju futet Serbi t’ ju…”/ Fifi e TMERRUAR nga mesazhet: BAC po më dhemb shpirti, sa i ligë dueht të jesh ti urosh hyrjen armikut…

0
270
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Fifi ditën e saj e ka nisur duke lexuar disa mesazhe “të tmerrshme”  të cilat i kanë ardhur në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo e cila ka ndarë me ndjekësit me emër dhe mbiemër ndjekësit të cilët i kanë dërguar mesazhe dhe komente, ku që Serbia ta pushtojë Kosovën.

“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë dueht të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në cdo aspekt.

E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhëmi patriotë vec kur bëhet gol”, shkruan Fifi.

Zjarr Tv Ad