Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Fushata e vaksinimit masiv me vaksinën kineze Sinovac vijon në të gjithë vendin për grupmoshën mbi 65 vjeç, ndërkohë që pasiguritë në radhët e qytetarëve mbeten për efekte anësore të mundshme.
Një moment interesant është regjistruar së fundi në Lezhë, ku një pensionist që mban një maskë me mbishkrimin “Basha Hajde”, ka thënë se në rast se i ndodh diçka nga vaksina, atëherë të afërmit e tij do të merrnin hak.
“Ishalla dashtë zoti nuk më gjen gjë. Po më gjeti gjë, unë s’kam çfarë të bëj se do kem vdekur, por ato që kam lënë pas kanë me marr hak. Ouu ca është mo kjo, rrasi telin kinez në të”, ka thënë pensionisti.
Ndërkohë që momenti është pritur me humor nga të pranishmit që ishin në qendrën e vaksninimit.