Të shtëna me armë zjarri janë shënuar herët mëngjesin e sotëm në Mat, ku një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Bëhet me dije se Bashkim Hoxha ka qëlluar me armë Akil Dedjan. Personat në fjalë kanë qenë duke pirë në një lokal. Pas një debati pasi kanë dalë nga lokali Koçi ka qëlluar me armë 39-vjeçarin dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Policia vijon punën për kapjen e autorit.
Njoftimi i plotë i policisë së Matit:
Plagosi me armë zjarri një 39 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.
Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit B.K., 38 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifkimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.