Ishte duke luajtur, 2-vjeçari goditet nga bombula e oksigjenit dhe ndërron jetë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku ka ndërruar jetë tragjikisht një fëmijë 2-vjeçar.

Policia bën me dije se i mituri është dërguar për mjekim nga familjarët. Duke luajtur, ai është goditur aksidentalisht nga bombul gazi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad