Ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit, bie nga lartësia 55-vjeçari në Vorë

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 55-vjeçar me inicialet D. Q., ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim teksa ishte duke punuar në të.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Marikaj të Vorës, ndërkohë që bëhet me dije se 55-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2021, rreth orës  ‪17:55, në Marikaj, Vorë, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi D. Q., 55 vjeç, i cili ndodhet në siptal, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad