Policia e Kavajës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e banorëve, pasi vidhte banesat.]
Vetëm gjatë muajve të fundit, policia ka zbardhur katër vjedhje banesash në Kavajë, prej të cilave i riu merrte vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndryshme shtëpiake.
Njoftimi i policisë:
Zbardhen 4 vjedhje banesash, të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës. Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi 1”. Në pranga 29 – vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin “Shëtitësi 1”, ku u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes së banesave të ndryshme në Kavajë.
Si rezultat i operacionit u bë ndalimi i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A.