Ishte nisur drejt Vlorës, kamioni përfshihet nga flakët në autostradën e Levanit

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kamion i tonazhit të rëndë i nisur nga Tirana, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin rrugor të autostradës Levan-Vlorë. Kamioni kishte destinacion qytetin bregdetar por ka mbetur në mes të rrugës.

Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti ka shpërthyer në flakë në autostradën e Levanit dhe e ka pasur të pamundur lëvizjen. Menjëherë është ndërhyrë me pajisje për fikjen e zjarrit duke parandaluar përhapjen e tij, por gomat dhe një pjesë e trupit të kamionit janë shkrirë.

Në ndihmë kanë shkuar dhe forcat zjarrfikëse, të cilat ka izoluar flakët dhe kanë mbajtur autostradën të hapur për të bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Zjarr Tv Ad