Ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, gjendet i pajetë 46-vjeçari në Elbasan

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Shkumbin në afërsi të fshatit Papër në Elbasan.

Sipas njofitmit të Policisë mësohet se trupi i pajetë i përket 46-vjeçarit Blerim Preçi, i cili ditën e djeshme u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.

Mëngjesin e së dielës, shtetasi P.P, njoftoi sallën operative se vëllai i tij gjatë mbrëmjes së datës 20.06.2023, kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke, buzë lumit Shkumbin, dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Gjithashtu, familjarët e 46-vjeçarit thanë se viktimën mund ta kishte marrë aksidentalisht rrjedha e ujit, gjatë kokës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit, për t’u kthyer në banesë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së bashku me familjarët, nisën kërkimet dhe fatkeqësisht mbrëmjen e sotme gjetën trupin e 46-vjeçarit.

Zjarr Tv Ad