Ishte zhdukur prej ditësh, i riu nga Këlcyra gjendet i vdekur në Vjosë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një djalë i ri nga Këlcyra është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të enjteje në lumin Vjosë.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Matia Rizallari, i cili prej katër ditësh kishte humbur pa gjurmë.

Trupi i të riut u gjet në afërsi të urës së Dragotit, nga ana e polumbarëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve te vdekjes së të riut, ku paraprakisht dyshohet të jetë mbytur duke u larë.

Sakaq pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e vdekjes.

Zjarr Tv Ad