Ishujt e Egjeut përballen me emigrantët, mbi 1350 persona mbërrijnë në Greqi

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas rojeve bregdetare greke, më shumë se 1350 emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në ishujt grekë të detit Egje, përballë Turqisë.

Që prej të premtes, rojet bregdetare janë përfshirë në shpëtimin e 658 personave, ndërkohë që 730 refugjatë të tjerë kanë zbarkuar në brigjet e ishujve grekë të deti Egje.

Qeveria greke, në fillim të tetorit njoftoi transferimin progresiv të 20 mijë personave në ishujt grekë drejt kontinentit, deri në fund të dhjetorit për lehtësimin e kampeve të ishujve të mbipopulluar.

Më shumë se 32 mijë persona jetojnë aktualisht në kushte të mjerueshme në pesë hot-spote, për një kapacitet me vetëm 6 200 persona.

Zjarr Tv Ad