ISIS ekzekuton 19 vajza që refuzuan të bëjnë seks me ushtarët

0
961
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ISIS-ekzekuton-19-vajza-634x358Fanatikët e ISIS-it i kanë ekzekutuar 19 vajza, pasi të njëjtat refuzuan që të kishin seks me luftëtarët, ka thënë një zyrtarë Kurd.
Ai ka pranuar se vajzat kanë qenë të mbajtura në Mosul të Irakut, vend ky të cilin grupi terroristë e ka uzurpuar në qershor të vitit të kaluar.
Ndërkohë, një i dërguar i OKB-së është duke hetuar tregtinë e turpshme të Shtetit Islamik duke thënë se vajzat shiten e merren dhe mund të blihen nga gjashtë burra të ndryshëm.
Sipas Dailymail, një dokument tjetër tregon se si ekstremistët shesin gratë nga komunitetit Yazidi, e po ashtu edhe gratë e krishtera së bashku me fëmijët që ata i kanë rrëmbyer.
Skllavet e seksit të ISIS-it, të cilat kanë ikur nga tmerri i tyre, kanë rrëfyer se si ato janë detyruar që të martohen më ushtarët që i malltretonin ato fizikisht dhe psiqikisht, duke abuzuar me to edhe seksualisht, transmeton zjarr.tv
Nuk është ende e qartë nëse 19 femrat e ekzekutuara janë të komunitetit Yazidi ose jo.
“Ato janë dënuar me vdekje pasi refuzuan që të marrin pjesë në praktikat seksuale të xhihadit”, tha një zëdhënës për partinë e Demokratëve Kurdë, në Mosul.

Zjarr Tv Ad