ISIS kërcënon me sulme ambasadat ruse në botë, mes tyre edhe Shqipëria

0
2009
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shteti Islamik ka publikuar një “listë të zezë” të disa ambasadave ruse në botë për të sulmuar, ku mes tyre ndodhet edhe selia dimpomatike në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike “Daliy Mail” në versionin “online”, e cila raporton se përveç ambasadave ruse në Iran, Azerbajxhan dhe Ugandë, në shënjestër është edhe ajo që ndodhet në Tiranë.

Plani për kërcënimin e sulmeve ndaj ambasadave ruse në botë, Shteti Islamik e ka publikuar pasi një ditë më parë mori përgjegjësinë për atentatin në Turqi, ku një efektiv policie vrau ambasadorin rus dhe atë në Berlin, ku një kamion u fut mes njerëzve duke vrarë 12 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes së rëndë në Turqi, ku u vra ambasadori rus, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në Ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë. Një patrullë shtesë është stacionuar pranë selisë diplomatike ruse, ndërsa masat janë shtuar dhe në ambasadat e tjera.

Burime pranë policisë thanë se në terren janë dhe agjentë të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ, edhe pse nuk ka informacione për sulme të mundshme terroriste.

Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar shërbimet sekrete të vendit të tij të rrisin sigurinë brenda dhe jashtë kufijve në kundërpërgjigje të sulmeve. Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar Putinin t’u ketë thënë drejtuesve të sigurisë: “U kërkoj shërbimeve speciale të ndërmarrin masa shtesë për të siguruar sigurinë brenda dhe jashtë Rusisë, për të rritur sigurinë e institucioneve ruse dhe punonjësve rusë jashtë vendit”.

Presidenti ka kërkuar gjithashtu që, përmes kanaleve të partneritetit, të forcojnë punën e tyre falë bashkëpunimit me agjencitë e shërbimeve sekrete të vendeve të tjera.

633205__by6vuyuvx

Zjarr Tv Ad