Ismail Kadare rikthehet pas 20 vitesh në Vlorë takon të rinjtë: Qyteti juaj është bërë më i bukur…

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja Helena, fundjavën ka preferuar t’a kalojë në qytetin e Vlorës, në një bisedë të ngrohtë me lexuesit dhe rinjtë e këtij qyteti.

Biseda u fokusua tek letërsia dhe botimi i librit të ri, “Kohë për rrëfim”, të Alda Bardhylit.

Është më e lehtë të jesh i mbyllur, jo shumë i çiltër sepse e zotëron më mirë bisedën, por janë koncepte morale që kanë lidhje me historinë njerëzore që nuk jemi këtu për ti riparë. Vlora është një qytet që ka luajtur një rol të rëndësishëm në gjërat e mira”, është shprehur Ismail Kadare.

Kadareja, në këtë  libër flet  për marrëdhënien e tij komplekse me diktatorin, Enver  Hoxha

Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, si edhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.

Kadare, ne këtë libër të rrëfen edhe  për dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX. “Kohë për rrëfim”, vjen tre vjet pas botimit të librit “Kur sunduesit grinden” dhe publikimi i tij  u be në 85 vjetorin e lindjes së autorit, ditë kur për herë të 20 Akademia e Shkencave, e shpalli kandidat zyrtar për çmimin Nobel.

 

Zjarr Tv Ad