Ismet Drishti

0
2885
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

edison-ypi1

Nga Edison Ypi

Ke kaluar një ditë me probleme. Ka ardhur mbrëmja. Je i lodhur. S’je fort në qef. Gjumi s’po të vjen. Për ta normalizuar sadopak gjendjen e pakëndëshme, ndez televizorin. Gjithandej lajme, intervista, opinione, analiza, domethënë rrena. Në kërkim të diçkaje më serioze se rrenat mediatike, gjen më së fundi një program humoristik. Shtriqesh në divan, dhe nis e kqyr. Drita, ngjyra, njerëz që lëvizin në skenë, si fillim s’duket keq.. Por pas pak minutash, aktorë që pa ndonjë arësye të dukëshme lëvizin vrullshëm, bërtasin e klithin gjithë kohën me zë të lartë si të çmendur, të habisin. Krruan veshët, kapsallit sytë, nis e dyshon, thua me vete çfarë po ndodh ? a jam në shtëpi apo në çmendinë ? Habia arrin  kulmin kur konstaton se aktorët humoristë, herë me zë e herë pa zë, bëjnë diçka që të lë pa ment, diçka që të torolleps të tërin, diçka të paparë e të padëgjuar në asnjë skenë, film apo televizor në botë, qeshin me fjalët e veta të pakuptimta dhe batutat e tyre të trasha dhe të pështira.  Të vjen ndoht, pështirosesh, neveritesh, të vjen për të vjellë, zë kokën me duar, dhe pyet veten; A ka more në këtë vend ndonjë humorist serioz, të talentuar, që ushtron Artin e vet, është i përmbajtur, nuk mburret duke lëvizur si i marrë nëpër skenë, nuk qesh vetë por bën të tjerët për të qeshur ?

Po, ka, është Ismet Drishti.

Pas ca kohësh, kur do-s’do të qeshmet me fjalët e veta të aktorëve humoristë i ke pranuar si një të keqe së cilës s’ke ç’i bën, pra kur krymi të ka hy, virusi të ka prekur, kur kamera tregon publikun, shfrytëzon rastin për të verifikuar veten. Sheh nëse e pëlqen a s’e pëlqen publiku në sallë këtë lloj humori.  e pëlqen a se pëlqen publiku në sallë këtë lloj humori. I kqyr me kujdes surretnit e publikut me shpresë se nuk do jenë edhe ata budallenj si ty që megjithse s’të pëlqejnë vazhdon i sheh, por njerëz të mrrylët, të revoltuar nga llallallatë që u serviren për humor. Zhgënjim total. Me kalimin e kohës aktorët e patalentuar ja kanë arritur ta bëjnë publikun më qesharak se veten. Zonja dhe zotërinj të veshur e të mbathur të krehur e të rruar për bukuri qeshin e zgërdhihen si n’harradoz me bërllog humoristik. E jo vetëm kaq. Por ta kqyrësh me më tepër kujdes, bën një zbulim edhe më makabër; Degustimi artistik ka kapur himalajat. Duket ashiqare se publiku nuk ka ardhur “të qeshi”, por sepse “duhet të qeshi”. I inkuriozuar nga ky zbulim, pamja e surretërve të publikut të shtyn drejt një zbulimi tjetër horrorifik; Surretnit e publikut nuk të lenë të dyshosh se cilës tipologjie i përkasin; Janë tipa që punojnë nëpër zyra, ojq-ra, shefa, drejtora, biznesmena. Pra nuk janë budallenj ata. Budallenj je ti që merresh me ata. Ata janë thjesht njerëz që duan të zbaviten. Por në një mënyrë të gabuar. Duke j’u dorzuar pa u menduar humorit trashanik. I mendon të gjitha këto dhe vetvetiu të vjen në mendje pyetja; A ka në Shqipëri ndonjë që nuk qesh me fjalët e veta, e lë publikun të bëjë çfarë të dojë, madje në skenë nuk mban fare publik ?

Është vetëm Ismet Drishti.

Në dallim nga televizioni informativ dhe edukativ, ku teksti ka atë rëndësi që ka, rëndësia e tekstit në televizionin zbavitës është decizive. Teksti i spektaklit duhet të jetë tekst maksimalisht inteligjent, me fjalor të zgjedhur, koherent, i arkitektuar mirë, i kuptueshëm dhe i tretshëm për të gjithë. Humori nuk është hajgare, shaka, gallatë. Humori është Art. Ja një shembull se sa i rëndësishmë është teksti i spektaklit; Për një periudhë kohe tekstet e spektakleve të Mike Buongionos i ka bërë hiç më pak se Umberto Eco.

Para të folurës katastrofike televizive shqiptare e kotë të bësh ndonjë pyetje. Është më se e qartë. I vetmi që tekstin televiziv e gdhend gërmë-për-gërmë është Ismet Drishti.

Çfarë bie menjëherë në sy në spektaklet e mëdha të televizioneve tona të mëdha është një shpërpjestim i përbindshëm mes prezencës së ekzagjeruar të teknologjisë dhe mungesës së njeriut, talentit, spontaneitetit, improvizimit, shpirtit. Nuk kanë të ndalur televizionet për sa më tepër teknologji dhe sa më pak shpirt dhe talent. Aq sa duket sikur pas pak nëpër studiot e spektakleve do ketë vetëm kompjutera dhe robota. I vetmi që kësaj tendence shtazarake i shkon në të kundërt, pra i vetmi që preferon sa më pak teknologji dhe sa më tepër talent, humanizëm, kreativitet, është Ismet Drishti.

Shqiptarët i janë vërsulur kafeneve, plazheve, restorantave, hoteleve, moteleve, kuplarave, bordellove, drogës. Edhe vetëm si emër po t’ja përmendje ndonjë shqiptari ndonjërën prej këyre qefeve të sotme, ikte me vrap të spiunonte dhe të hidhnin hekurat direkt. Duke u dhënë pas këtyre qefeve dhe kënaqësive, pra duke j’u larguar punës, shqiptarët e sotëm po e harrojnë diktaturën. Që dikush të merret seriozisht me këtë harresë fatale, as që bëhet fjalë. Por a ka të paktën ndonjë që ta evidentojë këtë rrezik me humor ?

Po mor ka, është Ismet Drishti.

Humoristat shqiptarë kanë tendencën të bëjnë të qeshin të gjithë të tjerët me përjashtim të atij që tallin, të cilin duan ta bëjnë të qajë. Ah jo, s’është ky humori. Humori është shumë më e lartë, shumë më serioz. Humori i vërtetë është që bashkë me gjithë të tjerët të bësh të qeshësh edhe atë që tall.

I vetmi që ja arrin ta bëjë të qeshi edhe atë që tall është Ismet Drishti.

Vetëm kaq s’do ishte dhe fort keq për humoristat qesharakë të patalentuar. Të talentuar si Ismet Drishti nuk të bën as shkolla as përvoja, madje as nëna dhe baba, por vetëm Zoti. Çfarë Ismet Drishtin e shquan, është ajo që ndan gjenialët nga mediokrit e humorit.

Të tjerët të qeshurën e mbajnë për vete, publikut i hedhin pikëllimin.

Ismet Drishti të qeshurën ja dhuron publikut, për vete mban dëshpërimin./mapo

Zjarr Tv Ad