ISP thirrje Byrosë së Kuvendit: Të zgjidhet sa më shpejt ngërçi në aktivitetin e komisioneve parlametare

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Instituti i Studimeve Politike (ISP) i bën thirrje Byrosë së Kuvendit, konferencës së kryetarëve, drejtuesve të Kuvendit dhe të grupeve parlamentare, që përmes dialogut dhe referimit në praktikat e mira parlamentare, të mundësojnë zgjidhjen sa më të shpejt të ngërçit në aktivitetin e komisioneve parlamentare dhe përmbushjen cilësore të funksionit të parlamentit, përfshirë respektimi i plotë i standardeve të transparencës, të Kodit të Sjelljes dhe të konceptit të parlamentit të hapur.

“Kuvendi i RSH është institucioni kryesor ligjvënës dhe vendimmarrës në sistemin tonë politik, ndaj legjislatura e re pritej të kishte maturim, integritet dhe profesionalizëm më të madh në punën e tij.

Pas disa incidenteve të panevojshme në seancat e para plenare, përfshirë përdorimi i shumicës parlamentare për vendimmarrje procedurale që kufizuan të drejtat e opozitës dhe deri tek dëmtimi i fletëve të votimit në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nisja e punës së komisioneve parlamentare më 28.09.2021 reflektoi mungesë vullneti politik dhe koordinimi institucional për aktivitet normal dhe transparent parlamentar.

Vendimi i shumicës për mbledhje online të komisioneve dhe vendimi i pakicës për të refuzuar këtë praktikë, çuan në zhvillim formal, të nxituar dhe shqetësues të mbledhjeve të para të komisioneve të përhershme parlamentare. Raportimi dhe aksesi online nga mbledhjet ishte i ndryshëm për komisione të ndryshme në varësi nga përkatësia politike e drejtuesit të komisionit, ndërkohë që debatet midis disa kryetarëve të komisioneve me deputetë të opozitës të pranishëm në të njëjtën sallë, pamundësuan transparencën dhe funksionimin normal të mbledhjeve.

Praktika dhe konflikte të tilla janë shqetësuese dhe cenojnë në thelb sa funksionin e deputetit dhe të parlamentit aq edhe standardet e transparencës së Kuvendit dhe detyrimeve të tij institucionale përpara qytetarëve, medias dhe publikut.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) i bën thirrje Byrosë së Kuvendit, konferencës së kryetarëve, drejtuesve të Kuvendit dhe të grupeve parlamentare, që përmes dialogut dhe referimit në praktikat e mira parlamentare, të mundësojnë zgjidhjen sa më të shpejt të ngërçit në aktivitetin e komisioneve parlamentare dhe përmbushjen cilësore të funksionit të parlamentit, përfshirë respektimi i plotë i standardeve të transparencës, të Kodit të Sjelljes dhe të konceptit të parlamentit të hapur” shkruan ISP.

Zjarr Tv Ad