ISSH: Nis nesër ndarja e shpërblimeve për pensionistët

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme fillon shpërndarja e shpërblimeve për të gjithë pensionistët.

Kreu i ISSH-së , Astrit Hado përmes një njoftimi ka sqaruar se pagesa e shpërblimit për pensionistët do të jetë 5000 lekë të reja.

Duke filluar nga nesër në orën 14:00 do të realizohet pagimi i pensionit  dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit.

Hado nga ana tjetër tha se të gjithë ata që nuk do të arrijnë të tërheqin këtë shpërblim  deri më datë 29 dhjetor, do të mund ta marrin  bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin Janar 2019 e në vazhdim.

Njoftimi i plotë

Të nderuar pensionistë,

Mbështetur në VKM nr. 732, datë 12.12.2018 “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit, 2018”, Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare sha, duke filluar nga dita e hënë, datë 17 dhjetor 2018, do të fillojë pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët, në masën 5,000 lekë. Për të realizuar në kohë dhe me korrektësi dhënien e këtij shpërblimi është realizuar një grafik në të gjitha qendrat paguese të postës. Sipas këtij grafiku, të miratuar për këtë qëllim, do të punohet me orar veprimi nga ora 7.30 deri në orën 20.00, çdo ditë, duke filluar nga data 17.12.2018.

Çdo ditë, deri në orën 14:00, do të realizohet pagimi i pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date, sipas grafikut të mëposhtëm.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka gjeneruar shpërblimin në sistemin informatik dhe gjithshka është gati në portalin e pagesave për t’u paguar, për të gjithë përfituesit. Njëkohësisht janë garantuar dhe transferuar fondet tek Posta shqiptare sha, si agjent pagues.

Pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit 20.12.2018, do t’iu transferohet edhe masa e shpërblimit.

Për pensionistët që e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 18 dhjetor e në vazhdim.

Grafiku i shpërndarjes së pagesave është dakortësuar midis ISSH-së dhe POSTËS SHQIPTARE sha.

Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 29 dhjetor, do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin Janar 2019 e në vazhdim, pasi faturat janë të gjeneruara.

 

Zjarr Tv Ad