Itali, 16 të vdekur dhe 39 të plagosur pas një aksidenti rrugor

0
767
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në Verona të Italisë.

10 prej të plagosurve janë në gjëndje të rëndë shëndetësore. Një bilanc vërtetë tragjik. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës ku një autobus nga Hungaria me në bord 55 persona u përplas me barrierat anësore të autosradës që të dërgon nga Verona për në Venezia.

Për rrjedhojë automjeti mori flakë, disa prej njerëzve që ndodheshin në autobuz mes tronditjes dhe britmave arritën të shpëtonin, ndërsa bilanci i viktimave nuk është ende përfundimtar pasi për momentin mungojnë në apel tre persona.

Aktualisht janë të paqarta shkaqet që shkaktuan humbjen e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit, pistat mbeten të hapura nga defektet teknike deri tek ndonjë problem shëndetësor të drejtuesit.

Në një kohë që një dëshmitar është shprehur se 30 metra përpara përplasjes mjeti dukej se kishte probleme me një prej gomave.

Personat në bord ishin të gjithë nxënës gjimnazi nga mosha 14 deri në 18 vjeç dhe po ktheheshin në Budapest nga një udhëtim në Francë ku kishin shkuar për një ekskursion në alpet franceze.

Zjarr Tv Ad