Itali, 5 hajdutë shqiptarë të arit dhe orave ‘Rolex’ ballafaqohen me viktimat për t’u identifikuar

0
28

Pesë shqiptarë u arrestuan në Marcianise, në Casertano, Itali, për grabitje në provincën e Avellino, shkruajnë sot mediat italiane. Ata u kapën nga karabinierët brenda një makine të marrë me qera në të cilën u gjetën edhe katër mijë euro, për të cilat nuk qenë në gjendje të tregonin origjinën.

Më pas u kontrolluan banesat e tyre në Marcianise, ku ishin të pranishëm edhe tre shqiptarë të tjerë dhe iu gjetën bizhuteri të shumta prej ari, orë të markave të ndryshme përfshirë “Rolex”, unaza dhe gjerdanë për të cilat ata nuk mundën të tregonin se ku i kishin gjetur.

Pas një sërë veprimesh të menjëhershme hetimore, u konstatua se, në netët e mëparshme, pesë shqiptarët kishin shkuar në disa komuna të provincës së Avellino ku kishin kryer vjedhje nëpër shtëpira dhe për këtë arsye, viktimat u ftuan në zyrat e Compagnia di Marcianise për të njohur mallrat që u ishin vjedhur dhe identifikimin e mundshëm të kriminelëve. Kjo rezultoi pozitive.

Doli se grupi i hajdutëve shqiptarë ishte autor i së paku dy grabitjeve të kryera në Rotondi më 28 tetor dhe 5 nëntor.

Të arrestuarit, në fund të hetimit, u shoqëruan në burgun e Santa Maria Capua Vetere.