Rreth 650 kilogramë kokainë janë konfiskuar nga Guardia di Finanza dhe Agjencia e Doganës në portin e Livornos.
Sipas mediave italiane droga e kapur ishte ndarë në 582 pako dhe e futur në 23 çanta e fshehur brenda një kontejnerin që përmbante kafe. Autoritetet italiane raportojnë se kjo është sasia më e madhe e kapur në harkun kohor në dhjetë vitet e fundit.
Policia zbuloi sasinë e drogës për shkak të erës që emetonte kontejneri ku ishte fshehur sasia rekord e kokainës. Për këtë policia italiane ka arrestuar 5 trafikantë, ku në mesin e tyre raportohet se është i përfshirë edhe shqiptari me emrin, Dorian Petoku. Ky i fundit thuhet mes tjerash se mbante lidhjet me trafikantët në Brazil.
Trafikanti shqiptar në bashkëpunim me shokun e tij nga mali I Zi mbante kontakte me grupet lokale të trafikut të drogës në Brazil dhe prej aty kryenin transportin e kokainës. Nga të dhënat e para dyshohet se korruptonin edhe punonjësit e doganave, strategji kjo që ua lehtësonte transportin e sasisë së drogës drejt Evropës.