Angli-Itali duhet të riluhet. Ky është mendimi i një peticioni që po gjen mbështetjen e gjithnjë e më shumë anglezëve, në lidhje me finalen e Euro 2020. Në fakt, diçka e tillë ndodh praktikisht pas çdo ndeshje të madhe, por sidoqoftë të bën të buzëqeshësh: në Change.org, platforma online ku çdokush mund të nisë një peticion, ditwn e djeshme është shfaqur kërkesa për të riluajtur Itali-Angli, sepse “nuk ishte aspak një ndeshje e korrekte”.
E gjithë idea e këtij peticioni ka qenë faulli i Chiellinit ndaj Sakas, që sipas tyre duhej ndëshkuar me karton të kuq. Në pak më shumë se 24 orë, mbërritën mbi 90,000 nënshkrime, që vazhdojnë të rriten me shpejtësi. “Ndeshja e 11 korrikut nuk ishte korrekte, pasi Italia i tërhoqi futbollistët anglezë si të ishin skllevër. Gjithë ato shtyrje, ato tërheqje e ato shkelma dhe përsëri lejuan Italinë të fitonte? Përfundimisht, Italia duhet të merrte edhe kartona të kuq për mënyrën me të cilën luajti vazhdimisht dhe përsëritja e ndeshjes duhet të arbitrohet nga një arbitër i paanshëm”.