ITALI, GRUAJA E NJË BOSI MAFIOZ TË ZONËS GODET GAZETAREN

0
274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja e TG1, Maria Grazia Mazzola është goditur gjatë një interviste që po i bënte bashkëshortes së një bosi, në nje lagje të Barit, në rajonin e Puglias. Intervista e saj ishte në kuadrin e një specialeje që po bënte mbi mafien, që kishte prekur edhe një prej zonave më të vështira të kryeqendrës puljeze, Bari. Gazetarja thuhet të ketë marrë një goditje me shuplakë pranë veshit, e menjëherë është shpëtuar nga shëlbyesi i Famullisë së qarkut Libertà, don Francesco Preite. Mazzola është shoqëruar drejt Poliklinikës së Barit, për të marrë ndihmën e shpejtë, por i është dashur të shtrohet në Repartin e Otorinolaringologjisë. Aty ka mbërritur edhe prokurori Giuseppe Volpe. Reagimet nuk kanë vonuar, e i pari ishte kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, i cili tha se ajo çfarë ka ndodhur është e papranueshme. “Nuk mund të tolerohet një dhunë e këtij lloji, për më tepër përballë një femre dhe një profesionisteje të impenjuar në kërkim të lajmit”, tha ai. Decaro theksoi vështirësitë me të cilat përballet qarku në fjalë për shkak të kriminalitetit. “Jemi prej kohësh peng i organizatave kriminale që mendojnë të ushtrojnë hegjemoninë e tyre mbi këtë territor edhe përmes këtyre episodeve të dhunshme. Siç e kam thënë disa herë, ne nuk do ta kthejmë kokën në anën tjetër përballë kësaj situate dhe nuk do të lejojmë që emri i qytetit tonë të bashkëngjitet me episode të kësaj natyre. Ai qark quhet Libertà dhe duhet të çlirohet nga krimi i organizuar”. Ndërkohë, avokati Michele Laforgia e ka denoncuar rastin në instancat e drejtësisë.

Zjarr Tv Ad