Policia financiare italiane ka sekuestruar një gomone me 1 ton marijuanë e nisur nga Shqipëria drejt Italisë. Në pranga është vënë skafisti shqiptar N.M 34 vjeç. Operacioni i financës italiane është ekzekutuar rreth orës 12.15 të ditës së djeshme në ujërat e Santa Maria de Leuca në provincën e Lecces. Trupat ajrore e detare të policisë italiane të impenjuara në operacionin Themis 2018 të Agjensisë europiane Frontex për patrullimin e ujërave të Adriatikut janë vënë në ndjekje të gomones. Gjatë ndjekjes skafisti shqiptar ka hedhur në det sasinë e drogës dhe në afërsi të brigjeve të komunës Marina di Novaglia në provincën e Lecces ka braktisur gomonen për t’i shpëtuar arrestimit të forcave italiane. Operacioni i financës italaine ka mundur të ndaloj skafistin si dhe të vërë në siguri gomonen e cila lundronte e vetme në shpejtësi të lart duke vënë në rrezik mjetet e tjera lundruese. Sasia e marijuanës së sekuestruar është rreth 1 ton me një vlerë prej 1 milionë euro. Gjithashtu në gomone jaën gjetur dhe 1 kg hashash. Gomonia eshte e gjatë 7 metra dhe e pajisur me 2 mottora të fuqishëm ajshtë bordit prej 100 kv.
Itali, kapet gomonia me 1 ton drogë, pranga skafistit shqiptar
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...