Itali, mafia kontrollon bastet online. 68 ndalime, aksione dhe në Shqipëri

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur në Shqipëri, mbyllja e basteve ka marrë dhe dekretin e presidentit një mega-operacion është zhvilluar në Itali. Sipas mediave italiane gjatë orëve të fundit janë kryer 68 arrestime.

Nga hetimet e autoriteteve italiane, anti-mafia dhe anti-terrorizmi janë konfiskuar mallra në Itali dhe jashtë këtij vendi me vlerë 1 miliard euro. Aktiviteti kriminal i mafias në bastet sportive, sipas hetuesve shkon në 4.5 miliardë euro.
Ata që përfitonin më shumë nga bastet online ishin anëtarë të rëndësishëm të krimit të organizuar në Puglia, Reggina dhe Catanias, si dhe disa sipërmarrës dhe zyrtarë. Po ashtu ka rezultuar se paratë e fituara transferoheshin jashtë Italisë. Një nga vendet ku janë investuar këto para është dhe Shqipëria.

“Për të gjurmuar pasuritë e akumuluara dhepër të bërë konfiskimet ishte e domosdoshme bashkëpunimi i Eurojust dhe autoritetet gjyqësore në Austri, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Serbia, Shqipëria, Spanjë, Maltë etj”, shkruajnë mediat italiane. Ai që zbuloi gjithë skemën ishte një i penduar që tregoi gjithë mekanizmin.

Zjarr Tv Ad