Itali, miratohet “dekreti” për rritjen ekonomike

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria italiane ka miratuar të martën një projektligj që pritet të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit. Por vëmendja është përqendruar te fërkimet mes dy partive kryesore të koalicionit, të cilat janë rritur më tej në prag të zgjedhjeve europiane të 26 majit.

Pas diskutimeve të zjarrta që zgjatën deri në mesnatë, kabineti italian ka miratuar paketën ligjore e cila synon rritjen ekonomike të vendit.

Projektligji i njohur si “dekreti i rritjes” parashikon taksa më të ulëta dhe stimuj konkretë për investitorët, kompensime për të prekurit nga kriza bankare në vend dhe procedura të thjeshtuara në tendera.

Qeveria italiane synon që nisma ekonomike do arrijë ta nxjerrë vendin nga recesioni ku është futur prej fundvitit të kaluar.

Por në mediet italiane prej javësh po i kushtohet mbulim më të madh shkëmbimeve verbale të liderëve të koalicionit qeverisës, dhe drojës se qeveria po shkon drejt rrëzimit.

Dy kryetarët e “Lëvizjes 5 Yjet” dhe partisë “Lidhja”, Luixhi di Maio dhe Mateo Salvini, vazhdimisht e kanë mohuar krizën, por të martën fërkimet mes tyre u vunë edhe më shumë në dukje.  Zëvendëskryeministri Di Maio u paraqit në mbledhjen e ministrave më shumë se një orë me vonesë duke përsëritur qëndrimin që një zyrtar i partisë “Lidhja” të largohet nga qeveria pas akuzave për korrupsion.

Ndërkaq homologu i tij, Salvini, u shpreh entuziast që kërkesa e hershme “Lëvizjes 5 Yjet” për ta çliruar bashkinë e Romës nga borxhet e akumuluara ndër vite nuk do të përmbushet plotësisht.

Tensionet për çështje vendimtare ndërmjet dy partive anti-establishment të Italisë mendohet se janë pjesë e strategjisë politike për të fituar sa më shumë mbështetje elektorale përpara zgjedhjeve europarlamentare të 26 majit.

 

Zjarr Tv Ad