Itali/ Mori peng 51 nxënës, donte të hakmerrej për emigrantët në Mesdhe

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Kishte planifikuar një atentat terrorist për t’u hakmarrë ndaj emigrantëve të mbetur viktima në Mesdhe dhe ndaj ministrit të brendshëm Matteo Salvini e aleatit të tij qeverisës Luigi Di Maio”

Kështu ka rrëfyer para prokurorit të antiterrorizmit milanez, 47 vjeçari Ouesseynou Sy, me origjinë nga Senegali por me shtetësi italiane, i cili një ditë më parë mori peng  autobusin me 51 fëmijë të një shkolle në komunën e Cremës në provincën e Cremonës. Shofer prej shumë vitesh në një kompani që administron autobusë shkollor, 47 vjeçari pak orë para se të vinte në zbatim planin e tij terrorist ka realizuar një video në formë manifesti ku bën publik aktin që do të kryente duke e shpërndarë tek miqtë në Itali e Senegal.

Kanë qenë 41 minuta  dramatike për 51 fëmijët që së bashku me dy mësuese  janë sekuestruar nga shoferi i autobusit të shkollës së tyre, i cili i kërcënonte se do t’u vinte zjarrin pasi i kishte spërkatur të gjithë me benzinë. Më pas kishte detyruar mësuesit t’i lidhnin duart e disa nxënësve duke i sekuestruar telefonat celularë. Ka qenë guximi dhe kurajo i 13 vjeçarit Ramy, djalë i një familje emigrante nga Maroku, i cili fshehu telefonin e  tij celular dhe lajmëroi të atin për gjithçka po ndodhte. Menjëherë janë informuar forcat e policisë që brenda një kohe të shkurtër kanë mundur të identifikojnë autobusin në afërsi të territorit  San Donato Milanese në afërsi të Milanos.

Një aksion policor spektakolar shpëtimi ndërsa autobusi ishte përfshirë nga flakët, ka çuar në shpëtimin e 51 fëmijëve së bashku me mësuesit e tyre. Gjatë marrjes në pyetje nga antiterrorizmi italian, Ouesseynou Sy ka pranuar qëllimin terrorist të aktit të tij kundër politikave të emigracionit të qeverisë italiane. 47 vjeçari Ouesseynou Sy rezulton të jetë arrestuar më parë nga policia italiane me akuzën e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Prindërit e 13 vjeçarit Ramy, që me gjestin e tij mundi të shpëtoj të gjithë shokët e mësuesit, para mediave italiane kanë shprehur dëshirën që shteti italian t’i jap të paktën nënshtetësinë italiane djalit të tyre.

 

Zjarr Tv Ad