Itali, mund të blesh shtëpi me 1 euro

0
21

Ky çmim i çmendur, megjithatë e ka një arsye. Me qindra shtëpi po shiten atje për këtë shumë simbolike, sepse janë të braktisura. Bukuria e zonës është e madhe, ama banesat e ndërtuara me gurë, që janë nxjerrë në shitje, e kanë një problem. Ato janë në gjendje jo të mirë e duhen meremetuar brenda 3 viteve. Riparimi do të kushtonte ndoshta 20 mijë euro. Planet për të injektuar frymë të re në venat e këtij komuniteti i detyrohen frikës se, Ollolai mund të kthehet në një qytezë fantazmë. Në gjysmën e shekullit të kaluar, popullsia e tij u tkurr nga 2.250 në 1.300 banorë dhe numri i foshnjeve që lindin përvit është tejet i vogël. Disa mënyra tradicionale të jetës, megjithatë vazhdojnë të mbijetojnë. Barinjtë vendas nuk kanë hequr dorë nga prodhimi i djathit të deles, “Casu Fiore Sardo”, për të cilin është e njohur e gjithë zona, ndërsa artizanët thurin ende shporta mjaft të bukura