Itali, në pranga një 20-vjeçar shqiptar për akuzën e vjedhjes

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas mediave italiane, Arxhens Zykollari ka vjedhur në Ragusa bare, palestra, restorante, dyqane fruta-perimesh, banesa dhe biçikleta.Modeli i grabitjeve ishte gjithnjë i njëjti. 20-vjeçari u vinte syrin bizneseve ose banesave që donte të vidhte dhe shkonte me skuter. Pasi patrullonte disa herë rreth e rrotull dhe sigurohej që ishte vetëm, përdorte një levë dhe hynte e vidhte.Por gjatë një prej grabitjeve hajduti shqiptar la gjurmë prapa, ç’ka rezultuan shumë të rëndësishme që autoritetet të zbulonin shqiptarin. Pas këqyrjeve të kamerave të sigurisë, autoritetet italiane krijuan dyshimin se bëhej fjalë për Zykollarin dhe u vunë prapa tij.Kështu ata zbuluan edhe tre bashkëpunëtorë të tij, të gjithë me nënshtetësi shqiptare. Identitet e tyre nuk janë bërë të ditura nga mediat italiane. Policia sekuestroi objekte me vlerë si televizorë, 4 biçikleta me vlerë 30 mijë Euro, kompjutera, tableta dhe naftë, të cilat shqiptarët e tjerë e pranuan që ose i kishin blerën nga Zykollari, ose i kishin fshehur për të.

 

Zjarr Tv Ad