Itali, operacioni kundër mafias Camorra

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Antimafia Italiane e Venezias ka ekzekutuar megaoperacionin e koduar “At last” kundër mafias napoletane Camorra. Operacioni ka çuar në ekzekutimin e masave të  ndalimit ndaj 50 personave, ndërsa 11 të tjerë janë vënë nën urdhrin e detyrim paraqitje. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në grupim të organizuar mafioz e krime të tjera penale. Arrestimet janë kryer në provincën e Venezias, Casertas e Casal del Principe. Në operacion kanë marrë pjesë rreth 300 trupa policorë të drejtuar nga grupi operativ i Venecias dhe nga policia financiare e Triestes. Në mesditë Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Federico De Raho do të zbardhë detajet e këtij operacioni. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini përshëndeti suksesin e këtij operacioni duke u shprehur se “lajme të tilla bëjnë të nis mirë dita, falë punës brilante të forcave të policisë.”

Zjarr Tv Ad