Itali, opozita nuk njeh mandatin e qeverisë Gentiloni

0
722
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Itali, opozita nuk njeh mandatin e qeverisë Gentiloni

Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryeministër i Italisë, Paolo Gentiloni ka nisur konsultimet për krijimin e qeverisë së re.

Të dielën pasdite, ai është takuar me delegacionet e forcave politike si “E majta Italiane” dhe përfaqësuesit e grupit të përzier në dhomën e deputetëve.

Gjatë ditës së sotme ai do të takohet me përfaqësuesit e të gjitha grupeve politike të pranishme në parlamentin italian, fakt ky i papranueshëm për opozitën italiane e cila është shprehur kundër krijimit të një qeveri të mandatuar nga Presidenti.

“Lëvizja 5 Yje” ka vendosur të mos marr pjesë në këto konsultime ashtu sic dhe “Lidhja e Veriut”.

Matteo Salvini lideri i Lëvizjes “Lidhja e Veriut” deklaroi për mediat “se forca e tij politike nuk njeh legjitimitetin as të zgjedhjes së Gentilonit e as të qeverisë të krijuar nga ai. Ne nuk kemi kohë për të humbur në konsultimet të kota. E vetmja përgjigje që duam të dëgjojmë është caktimi i një date për zgjedhjet politike në vend”, është shprehur ai.

Gjithashtu dhe forca politike ” E majta Italiane”, e lindur nga rryma anti renziane brenda Partisë Demokratike, është shprehur se nuk njeh legjitimitetin e qeverisë së Paolo Gentilonit, duke e konsideruar “si një vazhdimësi të qeverisë Renzi”.

Brenda ditës së sotme Kryeministri Paolo Gentiloni pritet të krijoj qeverinë e tij e t’i prezantoj Presidentit Mattarella listën e ministrave.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme qeveria e re do të betohet para Presidentit të Republikës e pak orë më pas të marr votë besimin në 2 dhomat e Parlamentit italian.///

Italian Foreign Minister Paolo Gentiloni during a joint press conference together with his Russian counterpart Sergey Lavrov, Rome, 02 December 2016. ANSA / FABIO CAMPANA
Italian Foreign Minister Paolo Gentiloni during a joint press conference together with his Russian counterpart Sergey Lavrov, Rome, 02 December 2016. ANSA / FABIO CAMPANA

Zjarr Tv Ad