Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Guardia di Finanza e Anconas ka sekuestruar veshje të falsifikuara të markave të njohura ‘Supreme’ e ‘Thrasher’ me vlerë rreth 10 milionë euro. 700 mijë veshje të ndryshme, xhiboksë, pantallona, triko, kapele, e të tjera janë sekuestruar në kuadrin e operacionit ‘Golden Brand’ në rajone të ndryshme: Marche, Emilia Romagna, Puglia, Campania, Sicilia, Lazio, Toscana, Lombardia, Trentino Alto Adige, Veneto. Prodhimet e falsifikuara të kompanive amerikane prodhoheshin në Itali ose importoheshin nga Shqipëria dhe Kina. Hetimet kanë nisur që verën e shkuar në një aktivitet tregtar në rajonin Marche.