Itali/ Policia sekuestron vepra arti dhe objekte të çmuara

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohen nga autoritetet italiane dy shtetas shqiptarë në provincën e Casertës. Ata akuzohen për grabitje banesash dhe gjatë kontrollit policia iu ka gjetur vepra arti e objekte të çmuara, fryt i aktivitetit të tyre kriminal.

Dy shqiptarët 27 e 40 vjeç ishin në bordin e një automjeti tip “Fiat Stilo”, kur janë pikasur nga policia. Kjo e fundit iu ka bërë shenjë që të ndalojnë, ndërsa shqiptarët tentuan të arratiseshin. Për pasojë, policia ishte vënë në ndjekje të tyre dhe pas disa kilometrash kanë bërë të mundur arrestimin e tyre. Emrat e të arrestuarve janë Aljet Dardha, 40 vjec dhe Mersim Muga 27 vjeç.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë autorë të grabitjes së një banese mbrëmjen e 4-5 dhjetorit në komunën e Isernias. Prej aty ata kanë mundur që të vjedhin 5 vepra arti të disa piktorëve të njohur napolitanë. Gjithashtu në natën e 7 dhjetorit kanë grabitur një tjetër banesë në Caserta.

Në banesat e tyre policia italiane ka sekuestruar gjithashtu 7 çanta të markave të njohura të modës, 9 orë të shtrenjta, varëse e byzylykë floriri, si dhe çelësat e 3 automjeteve të grabitura.

Dy shqiptarët janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane. Dosja e tyre ende nuk është dokumentuar e plotë pasi dyshohet se shqiptarët janë autorë  të vjedhjeve të disa banesave të tjera.

Zjarr Tv Ad