Itali/ Publikohet dokumentari për mafian shqiptare

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e së martës në televizonet italine është publikuar dokomentari i shumëpërfolur i gazetarit investigativ, David Beriain mbi mafien shqiptare. David tregon se si ka arritur që të hyjë në mafian shqiptare dhe i përshkruan si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”. Ai thotë se grupet kriminale në Shqipëri nuk kishin shumë ndikim por me lidhjet që kishin me politikën në vend arritën të forcoheshin dhe të merrishin me trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve.

“Lobi shqiptar është i mbyllur – thotë ai – dhe prej të cilit shumë pak dihet dhe për herë të parë hap derën për një gazetar”.

“Hakmarrja për shqiptarët është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit” – thuhet në dokumentar, raporton lapsi.

“Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes” – thuhet më tej.

Zjarr Tv Ad