Itali, sekuestrohen 1.2 ton marijuanë nga Shqipëria me vlerë 12 milionë euro

0
579
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane ka ndaluar një tjetër gomone të fuqishme me drogë që po udhëtonte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

Drejtoria Antimafia e Policisë së Barit në bashkëpunim me repartin territoral të policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta kanë sekuestruar një gomone me drogë me prejardhje nga Shqipëria si dhe kanë arrestuar dy skafistët shqiptarë, banues në Vlorë, shtetasit H.E. 37 vjeç e M.H 34 vjeç.

Gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është ndaluar nga roja bregdetare e financës italiane pas disa minuta ndjekje në brigjet e qytezës Molfeta .

Në bordin e saj janë gjetur 52 pako marijuanë me një peshë totale prej 1 ton 215 kg. Sipas autoriteteeve italiane lënda narkotike e shitur në treg do të sillte një përfitim prej 12 milionë euro.

Zjarr Tv Ad