Itali, shqiptari godet me thikë pronarin e një lokali

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi goditi me thikë pronarin e një lokali në Itali.

Mediat italiane raportojnë se 32-vjeçari e goditi pronarin e barit në kraharor dhe në shpatull italianin.

Pas kontrollit në shtëpinë e shqiptarit, ku jetonte së bashku me vëllain e tij, u gjetën mbi 130 objekte të çmuara, të cilat dyshohet se janë të vjedhura, si dhe 2800 euro.

Sherr mes tyre kishte filluar që me datën katër prill, ku shqiptari kishte ngacmuar shokun e pronarit të barit, e pas grindjes mes të dyve ishin shkaktuar edhe dëme në lokal.

Ndërsa takimi i ditës së sotme, për të sqaruar ngjarjen, filloi me diskutime të ashpra në lokal e më pas, shqiptari dhe pronari i lokalit kanë dalë jashtë, ku dhe ka filluar konfrontimi fzik, shkruajnë mediat italiane.

 

Zjarr Tv Ad